Të mendojmë shqiptarisht, jo politikisht

25 qershor 2020 | 21:00

Shkruan: Ish-ushtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj-Nju Jork

Duke parë reagimet (festimet) e dy ditëve të fundit të shumë nga mjeranët e gjakut tim rreth aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi e deputetit e liderit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk munda të rri duarkyq pa i shkruar edhe unë nja dy fjalë.

Në momentet e rëndësishme ne duhet të mendojmë shqiptarisht dhe jo politikisht. Asgjë në vendin tonë nuk ka për të festuar. Asgjë nuk kemi fituar. Kosova është lënduar shumë andaj ne nuk mund t’i gëzohemi aktakuzave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e shumë emrave tjerë të cilët ende mbahen të fshehtë.

Nese e marrim individualisht, këtyre emrave, keto veprime qe po ndodhim, vetem sa iu japin shkëlqim me shumë, vetëm sa i heroizojnë ata në sytë e shqiptarëve dhe patriotëve të vendeve të ndryshme në botë. Është logjikë e thjeshtë, ne si shqiptar historikisht të vetmin aleat të fortë e kemi pasur dhe e kemi Amerikën. Ne pa Amerikën s’do të kishim mundur të mbijetonim nga armiqtë e shumtë që kemi.

Ne pa Amerikën nuk mundemi as sot e as nesër e as asnjëher tjeter të jetojmë të lirë.

Evropa gjithmonë na ka mbajtur në dorë si “xhoker” per interesat e tjerëve. Nuk ka nevojë të përdoret shumë truri në këtë moment për ta kuptuar këtë veprim kundërshiptar nga Gjykata krejt politike dhe e njëanshme. A nuk mjafton ta kujtojmë shqetësimin e para katër ditëve të t’derguarit special të Bashkimit Evropian, kundërshtarit të pavarësisë së Kosovës, z.Lajçak se në takimin e 27 qershorit në Amerikë, BE-ja ka mbetur jashtë dhe nuk është e ftuar. A nuk është mjaft të mendojmë se kjo ndodhi pikërisht një ditë pas dënimit të një krimineli serb për krime lufte të kryera në Krushë të Kosovës. A nuk mjafton ta thirrni trurin ju festues të pakuptimt dhe ta shihni që kjo ndodhi pikërishtë për të dështuar takimi në Amerikë.

Kujt i konvenon ky dështim?

Kush e don Kosovën përjetësisht të destabilizuar, të mbyllur, të ngulfatur?

Mendoj që këto janë mjaft për ta kuptuar se ne duhet të mendojmë shqiptarisht e jo politikisht. Është kjo Evropa e Lajçakut që i përkdhelë edhe sot kriminelët në Serbi, është kjo Evropa që po e barazon viktimën me kriminelin e ndoshta edhe më keq… Është kjo Evropa që na ka bindur se ne nuk mund t’i besojmë kurrë e aq me pak kur na imponohet zgjedhja në mes të saj dhe Amerikës. Është kjo Evropa që me çdo kusht dëshiron ta njëllosë luftën tonë çlirimtare. O njerëz mos festoni se nuk kemi dasmë. Politikisht unë nuk e votoj Hashim Thaçi por shqiptarisht jam dhe do të jam përjetësisht me çdo shqiptar që mbron interesat e kombit tim dhe jam kundër çdo individi dhe institucioni që është kundër këtyre interesave.

Njëher ushtar, përherë ushtar dhe vetëm shqiptarisht!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati amerikan me origjinë kroate, Luka Misetic, ka thënë se…