Të mërkurën ora e parë e mësimit do t’i kushtohet ish-presidentit George H. W. Bush

03 dhjetor 2018 | 16:34

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të mërkurën të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë veprimtarisë politike të ish-presidentit amerikan, George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike.

Ish-presidenti amerikan George H.W Bush ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 94-vjeçare.

Postimi i plotë i ministrit:

Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës,

Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan, z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit.

Fotografia e Shyqiri Bytyqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë me dije se ka…