Të mërkurën zhvillohet finalja e Kupës në futsall

13 prill 2021 | 11:00

Të mërkurën në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall.

Për trofeun e kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova.

Kjo sfidë pritet me shumë interes për faktin se luhet për trofeun e dytë më të lakmueshëm në futsallin e Kosovës. Për shkak të gjendjes me pandeminë, edhe kjo ndeshje do të luhet pa praninë e shikuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës…