Të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi në një xhami të Afganistanit
Nga një shpërthim në një xhami në lindje të provincës afgane Khost, ka lënë të vdekur të paktën dhjetë persona dhe plagosur 30 të tjerë, kanë thënë zyrtarët e Afganistanit.
Bomba ishte vendosur në një tendë që përdorej si qendër për regjistrimin e votuesve. Kjo tendë ishte e vendosur në oborrin e një xhamie, ka thënë për “AFP”-në shefi i policisë në Khost, Abdul Hanan Zadran.
Abdul Wali Wahidzai, anëtar i këshillit provincial, ka thënë se numri i viktimave mund të rritet.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Muajin e kaluar, nga një sulm me bombë jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul, u patën vrarë të paktën 57 persona.
Grupi militant, Shteti Islamik e kishte marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Afganistani po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen më vonë gjatë këtij viti.