Të premten hidhet shorti për edicionin e ri

14 korrik 2022 | 15:52

Të premten hidhet shorti për kampionatin shqiptar në futboll. Kështu bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një komunikate.

Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KS Kastrioti, KF Egnatia, KF Bylis dhe KF Erzeni.

Ndryshe nga sezonet e kaluara për shkak të finaleve të Botërorit “Katar 2022” dhe ngjeshjes së kalendarit të UEFA-s për ndeshjet eliminatore të Champions League dhe UEFA Conference League, kampionati do ndërpritet më 14 nëntor 2022 për t’u rikthyer më 15 dhjetor.

Në ditët në vazhdim do të hidhet dhe shorti për kampionatet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, që nisin respektivisht në datat 3 shtator dhe 1 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohëve të fundit disa media vendore kanë shkruar se Yll…