Të premten seanca e Kuvendit, në rend dite Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publikë

06 dhjetor 2022 | 11:36

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se të premten do të mbahet seanca e re e Kuvendit.

Tahiri ka treguar se në këtë seancë do të shqyrtohet Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publikë.

“Seanca është caktuar për të premten. Për AAK-në kjo është ndër seancat më me rëndësi për shkak se në trajtim vjen ligji i shumëkërkuar, Ligji i Pagave, i cili fatkeqësisht e ka emrin ligji i pagave, po nuk dihet se është rroga e një zyrtari publik, për shkak se nuk ka as koeficient e nuk ka as vlerë as koeficient. Po ashtu, në këtë seancë do të vjen edhe Ligji për Zyrtarët Publikë, që për mua personalisht, ai ligj nuk është ligji për zyrtarët publikë, por është ligji për kapjen e zyrtarëve publikë, për shkak se interferohet drejtpërdrejt në kundërshtim me Bashkimin Evropian dhe sigmën në sistemin e meritokracisë, pra dora politike, po zgjatet shumë në kapje të zyrtarëve publikë. Po ashtu, janë edhe disa ligje tjera që janë në plotni, në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur shitja e biletave për Superkupën e Kosovës. Superkupa…