Të rinjtë presin udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së (Video)

25 shkurt 2018 | 14:53

Në rast se Kosova eventualisht merr liberalizimin e vizave, kjo do t’ua mundësonte qytetarëve të saj, e sidomos të rinjve, lëvizjen e lirë drejt vendeve të BE-së.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të “Radios Evropa e Lirë”, disa të rinj kanë thënë se udhëtimin e parë pa viza do ta shfrytëzonin për t’i vizituar të afërmit, për studime, por edhe t’u njohur me kulturat tjera.

Megjithatë, sipas tyre, me kushtet financiare jo të mira që kanë shumica e të rinjve, jo të gjithë do të mund t’i shfrytëzonin udhëtimet e tilla.

Të rinjtë presin udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së

VOX: Të rinjtë nga Kosova thonë se presin udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së

Posted by Radio Evropa e Lirë on Sonntag, 25. Februar 2018

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i rëndësishëm i komunitetit të kurdëve në Siri, Salih…