Të shtëna me armë në Shëngjin, dy të plagosur pranë një lokali

24 gusht 2023 | 22:48

Të shtëna me armë kanë ndodhur në Shëngjin këtë të enjte, ndërsa dy person kanë mbetur të plagosur në këmbë, raporton TCh.

Ngjarja ka ndodhur tek Rana e Hedhun pranë një lokali.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe po marrin mjekim në urgjencë, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të dëmtuarit janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plagosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani e ka vazhduar shkëlqimin…