Të shtunën mbahet Kampionati i Kosovës në Gjimnastikë Artistike për femra dhe meshkuj
01 dhjetor 2025
| 19:53
Me datë 6 dhjetor 2025, e shtunë, në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, Federata e Gjimnastikës së Kosovës organizon Kampionatin e Kosovës në Gjimnastikë Artistike për Femra dhe Meshkuj.
Në këtë kampionat garojnë gjimnastet më të mira kosovare, të ndara sipas orarit:
Ora 10:00
• Para-yllka
• Para-fatos
• Yllka
• Para-pioniere
Ora 14:00
• Pioniere
• Juniore
• Seniore
Aktiviteti është i hapur për publikun, prandaj ftojmë të gjithë të vijnë dhe të përjetojnë nga afër garën vendore më të rëndësishme të vitit në gjimnastikë.
Falënderojmë shumë përkrahësit dhe bashkpunëtorët tanë për këtë garë.




