‘Team LeBron’ fiton ndeshjen e yjeve, Stephen Curry merr çmimin ‘Kobe Bryant’

21 shkurt 2022 | 12:42

“Team LeBron” fitoi ndeshjen e “All Star Game”, pas fitores me rezultat 163-160 ndaj “Team Durant”, ndeshje e luajtur në Cleveland. Një ndeshje magjike mes yjeve të NBA-së, ku më i miri u shpall Stephen Curry, autor i 50 pikëve për skuadrën e LeBron James. Ai mori edhe trofeun “Kobe Bryant”, çmim që i jepet lojtarit më të mirë të skuadrës fituese.

Stephen Curry realizoi 16 gjuajtje të sakta për tri pikë, rekord për një ndeshje të yjeve. Ndërkohë që, vetë LeBron James ishte protagonist i fitores, me koshin e realizuar në momentin e fundit të lojës.

Një ndeshje magjike e yjeve organizuar në 75-vjetorin e NBA-së, ndërkohë që të pranishëm në stadium mjaft nga ikonat e NBA-së. Për sa i përket sfidës, ajo ishte mjaft e bukur, spektakolare dhe me shumë emocione, deri në momentin e fundit.

Përveç Curry, për “Team LeBron” u dalluan edhe Antetokounmpo me 30 pikë e LeBron me 24 pikë. Në kahun tjetër, Joel Imbiid realizoi 36 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre ish-banorë të “Big Brother VIP” kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin…