Tejkaloi shpejtësinë, gjilanasi dënohet me 300 euro nga policia

19 qershor 2023 | 15:29

Policia në Gjilan i ka shqiptuar gjobë një qytetari në vlerë të 300 eurove për shkak se e kishte tejkaluar shpejtësinë.

Personi në fjalë ishte duke vozitur 126 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra në orë.

Sipas policisë, me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurove, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët serbë kanë protestuar sërish të hënën në veri të…