Protesta në Mitrovicën e Veriut kundër arrestimeve të serbëve

19 qershor 2023 | 15:22

Qytetarët serbë kanë protestuar sërish të hënën në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviq-Llune dhe të tjerëve.

Ata kanë marshuar këmbë nga përmendorja e “Car Llazarit” në veri të Mitrovicës, deri në Zveçan, ndërsa kanë bartur flamuj serb, pankarta me mbishkrimet “Stop terrorit nga Kurti”, si dhe fotografi të Milenkoviqit ku shkruante: “Nuk është fajtor”.

Në këtë protestë vërehet edhe pjesëmarrja e mantel bardhëve nga spitali i veriut të Mitrovicës, raporton “Kosovapress”.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar nëpër disa lokacione përgjatë rrugës Mitrovicë-Zveçan dhe po e vëzhgojnë situatën nga afër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 11-vjetorin e vdekjes së veprimtares Nekibe Kelmendi, kryetari i…