Telekomi i Kosovës/ Vala ka ulur tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet e BE, në kuadër të marrëveshjes BE-Ballkani Perëndimor

01 tetor 2023 | 00:17

Telekomi i Kosovës/Vala njofton të gjithë konsumatorët që udhëtojnë në Evropë, se nga data 1 tetor 2023, do të kenë ofertë shumë më të favorshme për përdorimin e internetit në roaming, përmes pakove të modifikuara, ku kemi ulur ndjeshëm tarifat për roamingun e të dhënave ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me ofertë më të përballueshme për qytetarët dhe bizneset e të dy rajoneve.

Me këtë hap, Telekomi i Kosovës/Vala përpos përmbushjes së obligimeve të marra ndaj partnerëve, përmbush edhe kërkesat e konsumatorëve tanë për shërbime të lira (të arritshme) roaming, duke qenë shumë konkurrues edhe me shërbimet e të dhënave (data) që ofrohen në BE, përmes aplikacioneve të ndryshme (e-SIM) online.

Siç jeni të njoftuar, këto lehtësime po bëhen në përkrahje të iniciativës për uljen e tarifave të roamingut ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, përmes nënshkrimit të Deklaratës së përbashkët me më shumë se 38 operatorë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor. Me marrëveshjen e tyre vullnetare, operatorët u angazhuan për krijimin e kushteve me qëllim të uljes graduale të çmimeve të roamingut të të dhënave për përdoruesit fundorë që udhëtojnë ndërmjet shumicës së vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë informata:

https://kosovotelecom.com/internet-jashte-vendit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi polifonik i Sarandës i ka kushtuar një këngë policit…