Telokomi i Kosovës zgjeron kabllot e rrjetit në Kaçanik dhe në Ferizaj

22 shkurt 2020 | 12:35

Posta dhe Telekomi i Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se me sukses kanë arritur të demontojnë një antenë në Krivenik tē Hanit të Elezit dhe për të zgjeruar kabllot e rrjetit në vendbanimet tjera në Kaçanik dhe në Ferizaj.

Procesi i filluar për minimizim dhe optimizim të resurseve me mjete vetanake do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, sipas kësaj komunikate të lëshuar nga PTK-ja.

Komunikata e plotë:

Ashtu siç ishte paraparë, ekipet tona të Departamentit Teknik me punë dhe angazhim të jashtëzakonshëm ia kanë dalë me sukses të demontojnë një antenë në Krivenik tē Hanit të Elezit dhe për të zgjeruar kabllot e rrjetit në vendbanimet tjera në Kaçanik dhe Ferizaj.

Në ditët në vijim do të vazhdojmë procesin e filluar për minimizim dhe optimizim të resurseve me mjete vetanake, me qëllim që të tejkalohen vështirësitë në operime dhe të jemi gjithnjë e më afër konsumatorëve tanë besnik në mjediset urbane dhe rurale.

Gëzon fakti se punëtorët tanë, në çdo ditë të javës, përkundër të gjitha sfidave, kanë motivimin dhe përkushtimin për punë e kanë në nivelin më të lartë, për çka edhe u jemi falënderues.

Planifkimi i punëve që do të kryhen në ditët në vazhdim, ka të bëj specifikisht me zhvendosjen e BTS-ave, sipas ngarkesave dhe volumit të trafikut, me synim që t’i plotësojmë në vazhdimësi kërkesat e konsumatorëve për kyçje të reja dhe komunikim cilësor.

Kjo dinamikë e punëve në terren, është duke dhënë efektet e duhura, edhe për faktin se përveç rritjes së kualitetit të shërbimeve, në të njëjtën kohë kemi edhe ulje të ndjeshme të shpenzimeve operative.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar…