Tema kryesore në Kosovë është Trusti, jo turizmi i Kurtit në ShBA

12 maj 2022 | 08:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur “turistike” vizitën e kryeministrit Albin Kurti në ShBA. Kurti po vazhdon vizitën atje. Ai dje njoftoi nga San Francisko se po nisej për në Teksas.

“Mendoj se tema kryesore në Kosovë sot është Trusti dhe jo vizita e kryeministrit ose me thënë turizmi i kryeministrit në ShBA”, tha Haxhiu.

“Turizëm sepse s’po shohim takime për çka e ka mandatin ta përfaqësojë Kosovën në nivelin shtetëror. Deri më tani vetëm shëtitje”, tha Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në T7

“Unë e ftoj që të mos shëtitet kot në Amerikë por të vijë në Kosovë dhe të punojë aty ku e ka marrë mandatin sepse kriza ekonomike e ka kapluar vendin. Çmimet po rriten dhe s’ka veprime të qeverisë për të ndihmuar qytetarët”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I fshinte mëngët me Stravinskyn dhe ëndërronte në gjumë një…