Ten Hag: Jemi në një moment të vështirë
04 tetor 2023
| 14:13
Manchester United pësoi një humbje të rendë 2-3 nga Galatasaray në “Old Trafford” dhe nuk ka asnjë pikë të fituar nga dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.
Në përfundim të sfidës, tifozët e United vërshëllyen ekipit, por trajneri Erik Ten Hag e sheh gotën gjysmë plot: “I kuptoj tifozët, ata kanë të drejtë pasi presin përgjegjësi nga ekipi. Ky është një moment i vështirë pasi nuk po marrim rezultate, është normale që tifozët të jenë të zhgënjyer, por unë pashë në fushë një ekip me shpirt të madh, një ekip që u ndoq nga tifozët nga fillimi në fund”.



