Ten Hag: Rashfordi sezonin tjetër duhet të shënojë 40 gola

29 maj 2023 | 16:55

Një prej lojtarëve kryesor në këtë edicion për Manchester Unitedin është Marcus Rashford. Trajneri Erik ten Hag ka thënë se sulmuesi anglez duhet të shënojë 40 gola në edicionin e ardhshëm.

“Mendoj se Rashford mund të përmirësohet edhe më tepër. Jam i bindur se mund të shënojë më shumë se 30 gola sepse ju kujtoj se në dhjetë ndeshjet e fundit nuk ka shënuar shumë dhe shifrat mund të ishin edhe më të mira. Skuadra e ka mbështetur shumë dhe jemi të lumtur, por sezonin tjetër pres që ai të shënojë 40 gola. Ky është hapi i radhës për Rashford”, ka thënë Ten Hag.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende ka tensione në komunën e Zveçanit, pasi protestuesit ende…