Ten Hag: Ronaldo nuk do të largohet nga United

11 korrik 2022 | 17:17

Erik Ten Hag ka dhënë konferencën e parë për shtyp në aventurën e re që ka nisur te Manchester United. Trajneri holandez nuk iu shmang çështjeve aktuale që po “ziejnë” “Old Trafford”.

Ai foli për largimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos dhe u tregua i kujdesshëm për Frenkie de Jong.

“Cristiano Ronaldo nuk është në shitje, ai është në planet tona, nuk është me ne për arsye personale. Ne po planifikojmë sezonin me Cristiano Ronaldon në skuadër, kjo është e gjitha. Kam folur me të para se të dilte kjo çështje, pata një bisedë. Ai nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. De Jong? Kurrë nuk flas për futbollistë që kanë kontratë me ekipe të tjera. Nuk do të përgjigjem kësaj pyetje”, deklaroi Ten Hag.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri it ë vdekurve nga sulmi rus me raketa në…