Tenistja bullgare kurdisi ndeshjet e saj, përjashtohet përjetësisht nga tenisi

27 nëntor 2020 | 14:29

Tenistja bullgare Aleksandrina Naydenova është përjashtuar përgjithnjë nga sporti, pasi është konsideruar fajtore në kurdisjen e ndeshjeve të saj. Tennis Integrity Unit (TIU) e ka konsideruar tenisten 28-vjeçare bashkëpunëtore në manipulimin e rezultatit të disa ndeshjeve.

Renditja e saj më e mirë në sport ka qenë vendi 218, ndërkohë që pezullimi daton që nga dhjetorit i vitit të kaluar, kur u akuzua zyrtarisht dhe u pezullua përkohësisht, në pritje të vendimit.

Sipas TIU, tensitja Naydenova ka manipuluar të paktën 13 ndeshje të saj, mes viteve 2013-2019, një numër i konsideruar i lartë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mohuar se është arritur…