Hoti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë

27 nëntor 2020 | 14:26

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mohuar se është arritur marrëveshje mirëkuptimi në mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë serb.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pretendimet e tilla janë të pavërteta.

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara nuk heq dorë nga fotot “hot”. Bashkëshortja dhe…