Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë

18 dhjetor 2017 | 11:18

Pas fjalës së deputetëve të opozitës para protestuesve, situata para Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda oborrit të Kuvendit, duke u përplasur me policinë.
Protestuesit kanë hedhur tymuese në oborrin e Kuvendit dhe në një moment ata kanë çarë kordonin e parë të Policisë.

Menjëherë ka ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë rivendosur kordonin. Situata mbetet ende e tensionuar. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot…