Latifi priti në takim komandantin e LMT-KFOR austriak në Rahovec

18 dhjetor 2017 | 11:14

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot në takim, Christian Zankl Olt komandant i LMT-KFOR austriak në Rahovec.

Siç njofton zyra për informim e kësaj komune, në këtë takim është biseduar për bashkëpunim në mes të komunës dhe LMT-KFOR.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka njoftuar komandantin Zankl për planet e tij për qeverisjen në katër vitet e ardhshme dhe u shpreh se do të jetë kryetar për të gjithë qytetarët pa dallime politike.

Kurse komandanti i LMT-KFOR austriak në Rahovec, Christian Zankl Olt, fillimisht e ka uruar kryetarin Latifi për marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe më këtë rast i ka ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm, në të mirë të gjithë qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Muharrem Avdiu, ka…