Tensionet në Kosovë, Rama: Duhet dialog i palodhur për të mos i humbur edhe aleatët

07 nëntor 2022 | 17:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për situatën e tensionuar në Kosovë.

Ai ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim situatën e acaruar në veri të shtetit të Kosovës. Në këtë kontekst, Rama se është në një linjë me partnerët e Kosovës.

“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë: ShBA dhe BE-në. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të planit franko-gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e komunave serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me ‘forcë’! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bad News Eagles janë eliminuar nga IEM Rio Major 2022,…