Tentim vrasja në Prishtinë: Shkon në katër numri i të arrestuarve

05 mars 2023 | 18:05

Gjithsej katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për një rast tentativë vrasjeje në Prishtinë, në lagjen “Bregu i Diellit”.

Policia njoftoi se i dyshuari i parë ishte arrestuar të shtunën, ndërsa të dielën janë arrestuar tre të tjerë që dyshohet se kanë therur me mjet të mprehtë dy persona.

19-vjeçari me inicialet A.V., po merr trajtim mjekësor, ndërsa R.I, dhe G.H., 19-vjeçarë janë nën arrest.

I arrestuari i parë, D.B., 19-vjeçar, gjendet në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Arrinë në katër numri i personave të arrestuar për tentim vrasje

Informacion shtesë:

Prishtinë 5 mars 2023 -Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar :

R. I, mashkull, 19 vjeç dhe

G. H, mashkull, 19 vjeç.

Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar:
A.V, mashkull, 19 vjeç,

i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar heroizmin e komandantit…