Tentoi t’i jepte 10 euro ryshfet policit, arrestohet serbi
31 korrik 2022
| 09:22
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Trudë pasi kishte tentuar t’i jepte ryshfet zyrtarit policor për ta liruar nga kundërvajtja në trafik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi ka tentuar t’i japë zyrtarit policor 10 euro që ta lirojë nga kundërvajtja në trafik.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.



