Ter Stegen do t’i nënshtrohet operacionit

06 dhjetor 2023 | 12:05

Portieri i Gjermanisë dhe Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka vendosur të bëjë një operacion për t’i dhënë fund problemeve me shpinën, raporton “SPORT”.

Ter Stegen zgjodhi të bëjë ndërhyrje, e cila do kryhet në ditët në vijim. Ter Stegeni do të mungojë për dy deri në tre muaj dhe është në dyshim për fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Objektivi i klubit është që Ter Stegen të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë me eliminim direkt të kompeticionit më të rëndësishëm evropian të planifikuar për në shkurt. “Gardiani” do të humbasë Superkupën e Spanjës, disa ndeshje të kampionatit dhe “play-off”-et e Copa del Rey. Megjithatë, siç mësojmë nga gazeta spanjolle, porta do i besohet Inaki Pena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Këtu në Romë të gjithë janë kaq të sjellshëm me…