Ter Stegen operohet me sukses

08 dhjetor 2023 | 14:31

Marc-Andre ter Stegen është operuar me sukses në shpinë. 31-vjeçari kishte vuajtur nga dhimbja kronike e shpinës javët e fundit.

Skuadra e Barcelonës ka njoftua se operacioni ka kaluar me sukses, por pa dhënë shumë detaje tjera.

“Lojtari i ekipit të parë, Marc ter Stegen, i është nënshtruar me sukses një operacioni për problemet e tij në pjesën e poshtme të shpinës. Procedura u krye nga Dr. Amelie Leglise nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit, në Klinikën Sportive Bordeux Merignac. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftim e Barcelonës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka marrë vendim për faljen e tatimit…