Tërheqja e avokatëve në këtë fazë “do të ketë ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit”

30 janar 2024 | 19:34

“…Paralajmërimet se avokati udhëheqës dhe avokatët e tjerët do ta lëshojnë mbrojtjen për shkak të obligimeve mes avokatit dhe klientit, sigurisht do të ketë një ndikim jo të mirë në mbrojtjen e Thaçit”.

Kështu e ka komentuar, Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Ndërkombëtare (FDHK), kërkesën për tërheqje të ekipit mbështetës të përbërë nga Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Sipas tij, largimi në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Speciale do të ketë ndikim jo të mirë, duke përfshi faktin se avokati Kehoe ka qenë për më shumë se dytë i udhëheqës i ekipit mbrojtës.

“Për arsye se Kehoy për më shuam se dy vite tani më ka qenë i angazhuar dhe është i familjarizuar me prita që i ngarkojnë personat e akuzuar”, ka shtuar Alija.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e…