Tërhiqet ambasadori maqedonas nga Tokio, u akuzua për ngacmim seksual

30 korrik 2023 | 09:34

Goran Çekov, është tërhequr nga pozita e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Japoni.

Sipas mediave maqedonase, arsyeja e tërheqjes së diplomatit maqedonas nga Japonia janë akuzat e dy grave me të cilat ka bashkëpunuar për ngacmim seksual.

Tërheqja është konfirmua nga Ministria e Jashtme.

Në arsyetimin e MPJ-së maqedonase, janë përmendur rezultatet jo të kënaqshme dhe gjërave që dëmtojnë interesat e shtetit.

Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për tërheqjen dhe ambasadori Çekov ka pesë ditë kohë për t’u kthyer në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka…