‘Tërmet’ në UEFA, Boban jep dorëheqjen  

25 janar 2024 | 11:30

Beteja për pushtet prek edhe një herë UEFA-n, me Çeferin, presidentin aktual që kërkon të ndryshojë statutin, kjo për një arsye të qartë, kërkon të heq kufizimin e mandatit të tij, pra të rikandidojë në përfundim të mandatit të tretë që i përfundon në 2027.

Sipas kodit aktual, një president nuk mund të kandidojë më shumë se sa tre mandate, por Çeferin e sheh ndryshe. Ky vendim i numrit një të futbollit evropian ka sjell pakënaqësi, ndërsa i fundit që reagon me një akt të fortë është Zvonimir Boban, Drejtori Teknik i UEFA-s, i cili ka dhënë dorëheqjen e tij duke lëshuar akuza të forta ndaj Çeferin:

“Me trishtim dhe zemër të thyer, nuk kam asnjë opsion tjetër përveçse të largohem nga UEFA”, theksoi legjenda kroate në një komunikatë të publikuar nga “Bild”, duke insistuar se Çeferin nuk mendon për futbollin por vetëm për ambiciet personale me vendimin që ka marrë për të ndryshuar statutin në favor të rizgjedhjes përsëri në fund të këtij mandati, që duhej të ishte i fundit për të: “Edhe pse kam shprehur shqetësimet e mia të thella dhe refuzimin tim të plotë të planit, presidenti i UEFA-s nuk sheh asnjë problem ligjor, aq më pak moral e etik. Ai dëshiron të vazhdojë me planin e tij në mënyrë që të ndjekë ambiciet e tij personale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë aksidentuar dy vetura në Slivovë të Prishtinës. Nuk dihen…