Tërmeti në Japoni | Ramush Haradinaj: Bashkë me popullin japonez në kohë të vështirë

02 janar 2024 | 18:14

Një sërë tërmetesh të fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të vdekur të paktën 55 persona dhe kanë dëmtuar mijëra ndërtesa, makina dhe anije, transmeton Reporteri.net.

Ky tërmet e ka shqetësuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Me shqetësim e mora lajmin për tërmetin 7.6 ballësh që ka goditur shtetin mik dhe aleat të Japonisë. Mbes me shpresë që fatkeqësia e ndodhur të kalojë me sa më pak dëme. Mendja jonë është me popullin dhe shtetin japonez!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Autoritetet në Japoni më 2 janar u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një natë për mbamendje do të jetë në ‘Zone Club’…