Tetë raste të reja me Covid

10 qershor 2022 | 12:50

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të premten janë shëruar edhe 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 46.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu deri më sot janë dhënë 102.931 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshimet se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të ndalet në…