Tevez e mbyll me futbollin e luajtur: Tani do bëhem trajner

04 qershor 2022 | 15:11

Carlos Tevez ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur: “Po, e konfirmoj, dola në ‘pension’. Kam marrë disa oferta për të vazhduar, duke përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara, por zgjodha të them mjaft, sepse vërtet kam dhënë gjithçka.

Sezoni i fundit që luajta ishte i vështirë, por të paktën isha afër për babain tim. Tani që ai, fansi im numër një, ka ndërruar jetë, më ka humbur çdo motiv për të vazhduar. Dua ta gëzoj familjen time, muajt e fundit kam pasur disa ndryshime të rëndësishme”.

Megjithatë, e ardhmja e Tevez mund të jetë ende në botën e futbollit, si trajner: “Në fund të sezonit 2020-2021 telefonova Riquelme për t’i treguar qëllimin tim, kështu që u organizua konferenca e lamtumirës për shtyp. Ëndrra dhe qëllimi im është të bëhem trajner”.

Gjatë karrierës së tij, Tevez ka fituar rreth 26 tituj mes klubeve dhe kombëtares argjentinase. Ndërmjet viteve 2013 dhe 2015 provoi aventurën në Itali me fanellën e Juventusit, me të cilën për pak sa nuk fitoi Ligën e Kampionëve në finalen e Berlinit, ku humbi kundër Barcelonës së bashkatdhetarit Lionel Messi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë…