Tezja presidente që na thotë se ‘lufta e Ukrainës është lufta jonë’!

25 shkurt 2023 | 13:08

Shkruan: Kimete Berisha

Jo teze. Lufta jote po shihet.

U bëre Presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së
(duke e përdorur Rugovën për së vdekuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën)..,

E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti.

S’të vjen inat: jo që je ‘e poshtër’, por që je banale!
Se të jesh ‘e poshtër’ e të mos vërehesh – është marifet.

Hajde vëllain…e kuptoj…por nuk e kuptoj pse njeriu normal e shkatërron karrierën e vet për një ose më shumë teze…

Nuk është e mundur ta duash tezen aq shumë, sa të turpërohesh publikisht për të…!

Por, askush nuk e shkatërron veten për teze por për paret që i menaxhon tezja.
Tezja është pare.

Komandantja e Ministrisë së Bujqësisë…!

P.S. Thjesht, marrëzi:
– Ta blesh me pushtet – dështimin…
ta blesh me t’njofshëm – turpin.

(Vërejtje: Di edhe më zi – por s’po dua).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, po synon seriozisht…