Tha se një pjesë e udbashëve janë në Vetëvendosje, për kë e kishte fjalën, Lushtaku

31 maj 2020 | 09:12

Ish-kryetari i Skenderajt, kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, duke kujtuar ngjarje nga jeta e vet dhe e të tjerëve, ka thënë se ka pasur respekt për Albin Kurtin por, sipas tij, gjërat kanë ndryshuar kur “Kurti është bërë strehë e njerëzve si Shkelzen Gashi”. “Nuk kam pritur që njerëzit e Albin Kurtit ta shajnë UÇK-në dhe të tentojnë ta kriminalizojnë UÇK-në. Nuk kam pritur që brenda subjektit të tij politik të jenë një pjesë e udbashëve dhe e njerëzve që e urrejnë UÇK-në. Sepse unë mendoj se duke urryer UÇK-në, urrejnë edhe Kosovën”, ka shprehur mendimin Lushtaku, i cili nuk ka saktësuar se kush është ajo pjesë e udbashëve që kanë zënë vend në partinë e Albin Kurtit. /B. D.: Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në…