Thaçi: Ambasadori Chabert ka forcuar marrëdhëniet në mes të Francës dhe Kosovës

25 korrik 2019 | 12:26

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Chabert për bashkëpunimin korrekt dhe të mirë me institucionet e Kosovës.

“Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe me punën tuaj si ambasador ju e keni forcuar edhe më tej këtë marrëdhënie tonën ndërshtetërore”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, ambasadori Chabert, ka theksuar se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

“Ne jemi në shërbim të afrimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, ka thënë Chaberti.

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Chabert, kanë biseduar edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vëllim i madh i punës dhe një kontroll ditor…