Thaçi: Arrestimet nuk mund ta ndalin procesin e transformimit të FSK-së

28 prill 2018 | 18:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar për arrestimin e pjesëtarit serb të FSK-së në Serbi, Milosh Shoshiq.

Postimi i plotë i Thaçit:

Autoritetet në Serbi po vazhdojnë me qasjen e tyre armiqësore ndaj qytetarëve tanë të komunitetit serb, të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Është shumë shqetësues arrestimi i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit.

Veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, kundër të drejtave të njeriut, kundër vlerave evropiane dhe janë goditje e rëndë edhe ndaj përpjekjeve tona për fqinjësi të mirë.

Për më tepër, këto veprime të policisë serbe vijnë vetëm pak ditë pasi liderët serbë kërcënuan pjesëtarët e FSK-së, qytetarë tanë të komunitetit serb, me arrestime vetëm pse janë pjesë e FSK-së, e cila shumë shpejt do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Arrestimet dhe kërcënimet nuk mund të ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. HTH

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Begjet Pacolli ka…