Thaçi: Ata që janë larguar nga FSK-ja nuk mund të kthehen më

13 korrik 2018 | 16:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur të premten për largimin e disa pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke thënë se ata që janë larguar nga FSK-ja nuk mund të kthehen më.

Thaçi në një prononcim për medie, ka thënë se çdo veprim i tyre është individual.

“Sa i përket themelimit të Ushtrisë së Kosovës mund të them se pavarësisht nga pengesat është mirë që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë marrë qëndrim të qartë, ata që largohen nga FSK-ja automatikisht largohen nga Ushtria e Kosovës. Nuk ka hajgare për t’u larguar e për t’u rikthyer… Duam të themelojmë një ushtri funksionale, multietnike me standarde të NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se ky proces nuk do të jetë i lehtë por i rëndë.

“Sot i kam takuar të gjithë liderët e partive politike, partnerët e koalicionit që i kemi, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe liderët e koalicionit qeverisës dhe është një vullnet që të japin kontributin e tyre. Ajo që është me rëndësi të gjithë janë në favor të dialogut, në favor që bartësit e institucioneve të përfshihen në dialog. Është vullneti im që të përfshihen të gjithë, liderët e partive politike të përfaqësuara në parlament. Nuk do të jetë një proces i lehtë, do të jetë shumë i rëndë, shumë ballafaques. Kërkohet unitet, bashkë përgjegjësi por edhe shpërndarje e atyre meritave nëse arrijmë në finale çfarë dëshirojmë të arrijmë”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)…