Thaçi bën nderime te varri i John McCainit

01 dhjetor 2018 | 16:22

Presidenti Hashim Thaçi po gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e vdekjes së presidentit të 41-të SHBA-ve, George H.W. Bush, Thaçi kujtoi edhe një tjetër mik të shqiptarëve.

Ai bashkë me ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Citaku, ka shkuar të bëjë nderime në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis, ku gjendet varri i senatorit John McCain.

“Në dy dekadat e fundit, sa herë që kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam takuar gjithmonë senatorin, John McCain. Edhe pse ai nuk është në mesin tonë, qytetarët e Kosovës, senatorin McCain do ta kujtojnë përgjithmonë si një nga mbështetësit e palëkundur të  çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis, bëra nderime te varri i tij, për të shprehur respektin e popullit të Kosovës për kontributin që ka dhënë për sigurimin e paqes në botë dhe përkushtimin ndaj vendit tonë. Lavdi të gjithë veteranëve amerikanë, që jetën e tyre e vunë në shërbim të atdheut dhe vlerave perëndimore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në dy dekadat e fundit, sa herë që kam ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam takuar gjithmonë senatorin, John…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 1. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishja e kontratës së Besar Musollit me skuadrën e Kukësit…