Thaçi bën thirrje për bashkim në procesin e dialogut me Serbinë

26 dhjetor 2018 | 12:21

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur pas takimit të ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

Thaçi ka thënë se vetëm duke qëndruar të bashkuar, dialogu do të ketë rezultate të mira.

“Duke qenë të bashkuar do të kemi rezultate më të mira në dialogun Kosovë-Serbi, që përshinë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se ka besim të plotë se ekipi negociator do ta kryejë punën me përgjegjësi.

“Procesi është i udhëhequr nga BE, por është ndryshe që pas letrës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Kam besim që ekipi negociator do të kryejë punën e vet. Unë si president do të jap çdo këshillë dhe do të mbështes ekipin. Çdo ide dhe sugjerim nga të tjerë është i mirëseardhur në mënyrë që procesi të jetë i plotë. Bota nuk na pret neve, nuk na ka vetëm neve, por edhe ne kemi ditur mos t’i zhgënjejmë të tjerët”, ka thënë Thaçi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…