Thaçi dekoron ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy (Foto)

15 mars 2018 | 13:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshojë dhe pasurohet me një shtet të ri – Republikën e Kosovës” .

“Sot pata nderin që ish-presidentin Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 1 person, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Valdet Zeqirajt, djaloshit nga Istogu që vdiq para…