Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Aze Brahimaj

03 gusht 2020 | 16:07

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar  nënën e UÇK-së, Aze Brahimaj, e cila është vrarë nga forcat serbe para 22 vitesh.

Thaçi ka thënë se ajo ka pritur e përcjellë me bujari shumë luftëtarë të UÇK-së. Me këtë rast, ai ka bërë me dije se e ka dekoruar nënën Aze me titullin “Hero i Kosovës”.

“U bënë 22 vjet nga vrasja e nënëlokes së madhe Aze Brahimaj, nënës së Ushtrisë Çlirimtare, e cila priti dhe përcolli me bujari dhe besnikëri shumë e shumë luftëtarë lirie. Shtëpia e Brahimajve ishte një ndër bazat më të hershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarë, veprimtarë dhe vullnetarë të të gjitha trevave të Kosovës qëndruan në këtë familje, qoftë në rrugën e nisjes ose të kthimit, gjatë përpjekjeve për forcimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, në kuadër të rubrikës “Njerëztëpaharrueshëm”.

Postimi i plotë i Thaçit:

#Njerëztëpaharrueshëm

U bënë 22 vjet nga vrasja e nënëlokes së madhe Aze Brahimaj, nënës së Ushtrisë Çlirimtare, e cila priti dhe përcolli me bujari dhe besnikëri shumë e shumë luftëtarë lirie.

Shtëpia e Brahimajve ishte një ndër bazat më të hershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarë, veprimtarë dhe vullnetarë të të gjitha trevave të Kosovës qëndruan në këtë familje, qoftë në rrugën e nisjes ose të kthimit, gjatë përpjekjeve për forcimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nënëlokja Aze njëzetekatër orë gatuante për luftëtarët e lirisë. Ata shkonin të rraskapitur, çlodheshin, ushqeheshin dhe më pas vazhdonin rrugën drejt fronteve të luftës. Gjithmonë në duar të sigurta.

E kujtoi rastin kur së bashku me Kadriun, Luanin dhe Shkëlzenin qëndruam në një acar dimri aty. Po ashtu, në familjen Ibrahimaj qëndruan shumë herë edhe Fehmiu e Xheva.

Forcat serbe nuk u mjaftuan me shuarjen e jetës së nënëlokes Aze. Ata e masakruan pas vrasjes, në shenjë hakmarrjeje ndaj kësaj familjeje, e cila gjithmonë ishte derëhapur dhe e angazhuar me të gjithë anëtarët e familjes në lëvizjen kombëtare.

Më rastin e 22 vjetorit të vrasjes, nënëloken Aze e dekorova me urdhrin “Heroinë e Kosovës”, për kontributin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi emrit dhe veprës së heroinës Aze Brahimaj. /Epoka e re/

#Njerëztëpaharrueshëm ??U bënë 22 vjet nga vrasja e nënëlokes së madhe Aze Brahimaj, nënës së Ushtrisë Çlirimtare, e…

Publiée par Hashim Thaçi sur Lundi 3 août 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e krijuar nga Covid-19, kufizimi i lëvizjeve, rënia e…