Thaçi: Demarkacioni nuk është çështje e konfliktit Kosovë-Mali i Zi 

05 shkurt 2018 | 21:33

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se Demarkacioni duhet të kalojë me një konsensus të përbashkët politik.

Këto komente presidenti Thaçi i ka bërë në një intervistë në emisionin “Debat D” në “RTV Dukagjini”.

“Jam në diskutime të vazhdueshme me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa parti opozitare, të gjithë janë në dijeni që ratifikimi i shpejt i Demarkacionit i hapë rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Duke folur rreth vizitës së kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, presidenti shtoi se kjo vizita është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi që është kryeministri i parë malazez që e viziton Kosovën.

Presidenti Thaçi shoti se Demarkacioni nuk është çështje e konfliktit Kosovë-Mali i Zi dhe se shpreson që ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit të përfundojë brenda këtij muaji.

“Nuk mund të flasë me datë e me ditë, por besoj që në të ardhmen e afërt do të mbyllet kjo marrëveshje. Uroj që të ndodhë brenda këtij muaji, por kjo do të varet prej kalimit të egove dhe inateve personale”, theksoi Thaçi.

Presidenti shtoi se Kosova duhet t’i kryejë punët e veta, dhe sa më shpejtë të ratifikohet demarkacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka vendosur në mënyrë të përhershme raketa shtesë në…