![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/29791539_1885013591568991_702432294998066676_n.jpg)
Thaçi: Festa e Pashkëve të na shërbejë për më shumë tolerancë në shoqëri
01 prill 2018
| 20:39
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Festën e Pashkëve e ka pritur me klerikë fetarë dhe krerë institucionalë në Ipeshkvinë e Kosovës.
Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se kjo festë të jetë shembull i tolerancës dhe harmonisë në shoqëri .
“Festën e Pashkëve, bashkë me klerikë fetarë dhe krerë institucionalë, e kremtuam në Ipeshkvinë e Kosovës. Le të na shërbejë kjo festë për më shumë tolerancë, mirëkuptim e harmoni në shoqërinë tone”, ka shkruar Thaçi.