Thaçi fton qytetarët t`i respektojnë rekomandimet e IKShP-së

06 korrik 2020 | 11:24

Presidenti Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës për Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë.

“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar Thaçi.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës,…