Thaçi ia dhuron Bibliotekës së Paqes në Paris librin e Adem Demaçit

12 nëntor 2018 | 13:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ia ka dhuruar Bibliotekës së Paqes në Paris një libër të shkruar nga veprimtari i shquar i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë sivjet.

“Bibliotekës së Paqes në Paris ia dhurova dje një libër të shkruar nga Adem Demaçi, Mandela i Evropës, i cili i kaloi 28 vjet në burg si i burgosur politik, i burgosur i ndërgjegjes. Përkundër vuajtjeve dhe burgut të gjatë, ai e gjeti forcën që të përcillte edhe mesazhe të bashkëpunimit dhe paqes. Demaçi e përfaqësoi më së miri vullnetin e Kosovës për të mos u dorëzuar kurrë në betejat për liri e pavarësi, por edhe për pajtim e paqe. Këtë mesazh e përçova edhe unë në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në Paris, në këtë datë historike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, standingImage may contain: people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 15 nëntori, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin…