Thaçi i kërkon Tuskut përshpejtimin e liberalizimit të vizave

26 prill 2018 | 16:33

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian (KE), Donald Tusk, nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka shkuar se vendi ynë ka nevojë urgjente që t’i përshpejtojë hapat drejt integrimeve euroatlantike.

“Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm i mbarë rajonit tonë. Brukseli dhe kryeqytetet evropiane i vlerësojnë arritjet e Kosovës. Këtë e rikonfirmoi sot edhe presidenti Tusk, i cili është një mbështetës i madh i zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Presidentin Tusk e njoftova për punën që kemi bërë për përmbushjen e kritereve që i ka vënë BE-ja dhe i kërkova edhe një herë mbështetje për përshpejtimin e procesit të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka shtuar se: “Ne kemi nevojë urgjente që t’i përshpejtojmë hapat drejt integrimeve euroatlantike dhe ambicia e jonë minimale është që në një periudhë të shkurtër të marrim statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur NATO-ja kishte bombarduar Serbinë në vitin 1999, Aleksandër Vuçiq,…