Thaçi: Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës

10 prill 2020 | 21:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar dëmtimin e varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit. Ai ka thënë se është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. “Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës”.

“Dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë. Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë!”, ka shkruar Thaci në profilin e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar sot shpalljen e…