Thaçi: Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës

05 qershor 2020 | 14:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimin që ka pasur sot në Tiranë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Ai ka bërë me dije se me Metën ka biseduar për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy shteteve tona.

“Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona. Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik”, ka thënë Thaçi pas këtij takimi.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Olta Gixhari është në pritje të ëmbël…