Thaçi: Krenar për kontributin e Bajram Rexhepit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

21 gusht 2019 | 11:29

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në dyvjetorin e vdekjes se tij.

Thaçi ka thënë se është krenar dhe mirënjohës për kontributin e Rexhepit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u…

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 21. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e koalicionit të parë parazgjedhor në mes të Aleancës…